12:25 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rrahje në një diskotekë në Pejë, arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar dy persona, të cilët ishin përfshirë në një përleshje fizike dy net më parë në një diskotekë në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë në mbrëmjen e së premtes, në rrugën Enver Hadri dy të dyshuarit derisa ishin në diskotekë kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Indeksonline/