10:00 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona për përleshje te Pallati i Drejtësisë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona tek Pallati i Drejtësisë, për të cilët raportohet se pas një seance gjyqësore, në parking të veturave ka ardhur deri te përleshja ndërmjet tre të dyshuarve.

Njësia policore ka arritur të arrestojë dy të dyshuar dhe nga njëri ka konfiskuar një revole me tetë fishekë, ndërsa i dyshuari i tretë gjendet në arrati.

Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/