12:27 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy roja pylli, në Deçan

Dy roja pylli janë arrestuar në Deçan, pasi duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë lejuar të dyshuarit të kryenin vjedhje pylli.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj k/shqiptarë roja, të cilët kanë lejuar të dyshuarit të kryenin vjedhje pylli. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.