13:29 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen një gardian dhe një zyrtar për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka bërë arrestimin e dy personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘marrje ryshfeti’ ‘dhënie ryshfeti’ dhe ‘përvetësim në detyrë’ .

Bëhet fjalë për një gardian të Shërbimit Korrektues të Kosovës i komunitetit serb, S.V dhe P.M zyrtar në Ministrinë e Diasporës, transmeton Indeksonline.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim kanë kryer veprat e lartcekura, duke shkëmbyer (dhënien) e parave në shumë prej 3.000,00 (tre mijë euro) para të gatshme me qëllim që t’i mundësohet posedimi i telefonit një të paraburgosuri të nacionalitetit serb, i cili gjendet në Burgun e Sigurisë së Lartë .

Njësitet relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me këtë rast, duke përfshirë edhe hetimet ndaj mundësisë së organizimit të ndonjë tentim ikjeje të personit të paraburgosur në fjalë.

Ndaj të dyshuarve pas intervistimit dhe kompletimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Indeksonline/