11:02 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrestohen tre persona në Prishtinë, rrahën rëndë dy të tjerë

Tre persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy viktima.

Viktimat në këtë rast kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/