11:44 / E Enjte, 27 Janar 2022 / OSH

Arrestohet 32 vjeçari në Han të Elezit, kërkohej për terrorizëm

Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në
Ferizaj sot, rreth orës 10:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent,
ka arritur që të arrestojë në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet
J.B (M/K), 32 vjeçar.


Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në
Prishtinë për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe
terroriste ’’ me dënim burgimi prej dy (2) vite.


Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të
dënimit.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e
urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur
thirrjes së gjykatës.