10:26 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet babai i Stresit, reperi me dedikime në rrjetet sociale

Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e djeshme në komisariat Sali Lushën. Shoqërimi i tij është bërë i ditur nga djali, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ai ka shkruar në një status në Instagram, ku bën me dije se babai i tij është ndaluar nga policia, pas protestës së djeshme të opozitë para Parlamentit.

Related image

Stresi, e quan si të padrejtë shoqërimin e babait në polici, duke shtuar se nuk do ta ulin kurrë kokën dhe do të jetën në çdo protestë të PD-së.

Nuk janë të pakta rastet kur edhe vet Stresi është ndaluar nga policia, ku rasti më i bujshëm është arratisja e tij nga komisariati një vit më parë.

Related image

Gjatë protestës së djeshme para parlamentit kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm, pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve.

Stresi dihet se është shumë i lidhur me babain e tij dhe këtë nuk e ka fshehur as ditën e djeshme me disa postime.

Image result for stresi

 

Temat: