75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet hajni nga Gjakova, që po bënte kërdi me vjedhje në Deçan

Është arrestuar Xhevat Thaçi, personi i kërkuar publikisht nga policia për dyshimet e disa vjedhjeve të kryera në Deeçan dhe gjetiu.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se Xhevat Thaçi, 43-vjeçar është arrestuar nga policia e rajonit të Gjilanit. Ai dyshohet se kishte kryer afër 15 vjedhje të rënda nën kërcënimin e armëve.

Thaçi është arrestuar gjatë ditës së sotme pas përpjekjes së tret për t’i ikur policëve.

Policia e Kosovës më 27 të këtij muaji kishte kërkuar ndihmë për kapjen e tij.

“Fotot e personit të dyshuar janë siguruar nga kamerat e sigurisë në njërin nga rastet e vjedhjeve, përkatësisht hyrjet brenda në shtëpi dhe shkaktimin e vjedhjes së rëndë”.

“Kërkojmë nga të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që të bëhet publikimi i këtyre fotove dhe të kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sidomos ata të cilët e njohin dhe e identifikojnë personin e dyshuar”, thuhej në njoftimin e policisë ku kërkohej bashkëpunim për ta arrestuar Thaçin.