10:57 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në lagjen Marigona, konfiskohen revole e granatë dore

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm policia ka marrë informacionin se në lagjen Marigona, në Graçanicë pati të shtëna me armë.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një vrasje në tentativë dhe se nga arma e zjarrit ka marrë plagë një viktimë, transmeton Indeksonline.

P.G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë, policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar, F.F, mashkull, 64 vjeç, shtetas i Kosovës.

Në vendin e ngjarjes po ashtu polica ka gjetur edhe konfiskuar:

*një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes)

*një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim)

*një elektroshok

*pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga an e policisë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Indeksonline/