15:25 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / k.v

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të veturës në Viti

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjilan, njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor në Viti në vazhdën e aktiviteteve për zbulimin e kryesve të veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje të rënda”, pas një hetimi intensiv për rastin ‘’Vjedhje e veturës’’ ka arritur që ta lokalizoi dhe rrjedhimisht ta arrestoi të dyshuarin B.R. (1983) i involvuar në këtë vepër penale.

Ai dyshohet se me datë: 24.01.2022 në Pozheran, komuna Viti kishte vjedhur veturën “Pikap Renault” dhe të njëjtën e kishte shitur në një deponi për grumbullimin e hekurishteve në fshatin Pasjak.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndalë në mbajtje për 48 orë. Vetura e vjedhur i kthehet pronarit legjitim.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon që për çdo rast kundërvajtje apo raste penal të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’dhe adresën info@kosovopolice.com dhe në numrin kujdestarë: 192.