09:46 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet i dyshuari që theri të miturin në Podujevë

Një përleshje me thika ka ndodhur dje afër shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Njëri nga personat e përfshirë në përleshje është therur me thikë, duke pësuar lëndime të rënda.

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj të dyshuarin i cili ka sulmuar viktimën.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Indeksonline më poshtë u sjell edhe momentin e përleshjes e cila përfundoi me therje. /Indeksonline/