11:27 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet inspektori i ATK-së, ushtroi ndikim në disa biznese të Ferizajit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një inspektor të ATK-së nga rajoni i Ferizajt, i cili dyshohet se ka keqpërdor pozitën zyrtare.

Në njoftimin për media, sipas policisë, i arrestuari gjatë dy viteve të fundit ushtroi ndikim mbi disa biznese të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Policia e Kosoves,  respektivisht hetusit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vezhgimit pas një pune të gjatë hetimore dhe pofesionale me datë 23.10.2018  kanë arrestuar nje person të dyshuar (inspektor në ATK-se) nga rajoni i Ferizajit, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale  “Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtare” nga neni 422 i kodit penal të Republikes se Kosoves.

Personi i arrestuar dyshohej që duke keqperdorur poziten apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndëryshme të rajonit të Ferizajit.

Lidhur me kete rast njesitet relevante policore kanë nderrmarë të gjitha veperimet hetimore, ku me autorizim te pokurorit kompetent të njejtit i eshte caktuar masa e  ndalimit policor prej 48 orësh. /Indeksonline/