10:03 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet kosovari në Durrës me dokumente false

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës, pasi iu gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar.

Policia e Shtetit ka njoftuar se rasti tani i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejme, transmeton Indeksonline.

“Janë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen A.B., vjeçe 24, banuese në Kosovë, pasi në PKK, Port, iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane e falsifikuar”, ka njoftuar Policia.

Kosovari do të ndiqet sipas Nenin 189 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë./Indeksonline/

Temat: