09:04 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet llapjani, ngacmoi seksualisht katër të mitura

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa femra.

“Me 13.12.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se  i njëjti në datën e cekur ka ngacmuar seksualisht katër viktima femra K/Shqiptare (të mitura). I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporti 24 orësh të POlicisë së Kosovës. /Indeksonline/