16:12 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet nëpunësja e Kuvendit – ishte në gjendje të dehur

Pak më parë raportoi se një femër është arrestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë në Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Është arrestuar një femër e cila ka pasur telashe familjare, është e dehur dhe ka pasur telashe familjare”.

“E arrestuara është nëpunëse në Kuvendin e Kosovës, nuk dihet ende pozita e saj, nuk ka të bëjë asgjë me Kuvendin por me probleme familjare”, deklaroi Kelani.