10:38 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një grua në Viti, i rreh tre fëmijët e mitur

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës. E njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e saj, të gjithë të mitur.

E dyshuara ka treguar shenja agresiviteti si dhe është dërguar për trajtim psikiatrik.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-shqiptare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e saj dy vajza dhe një djalë të gjithë të mitur. E dyshuara ka treguar shenja agresiviteti edhe gjatë trajtimit mjekësor është ndaluar në trajtim të detyruar psikiatrik. Me urdhër të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

=