08:46 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një kosovar në Durrës

Një person nga Kosova është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi i njëjti është kapur me dokumente të një shtetasi tjetër duke tentuar ta kaloi kufirin.

Policia e Shtetit ka njoftuar se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin H.B., vjeç 27, banues në Kosovë.

Kosovari do të ndiqet sipas nenit 297 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë./Indeksonline/

Temat: