14:01 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Detyrim”

Një person është arrestuar pasi ka detyruar një tjetër për të i dhënë një shumë të caktuar parash me pretendimin se i ka mbet borxh, përcjellë Indeksonline.

Sipas, Policisë së Kosovës, rasti në Pejë është paraqitur më 7 prill.

Të arrestuarit i është caktuar masa prej 48 orësh, derisa do të vazhdohet edhe me procedurat e tjera ligjore.

“Me datë 7 prill 2019, pranë stacionit policor Pejë është iniciuar rasti i veprës penale ‘Detyrim’. Viktima ka raportuar se personi i dyshuar D.B. i lindur (1991) m/k/sh, kishte kërkuar shumë të konsiderueshme të hollash kinse djali i viktimës i detyrohet të dyshuarit dhe nëse nuk ia japë shumën e caktuar, do t’i dëmtojë pronën-shtëpinë e viktimës. Sektori i hetimeve të këtij stacioni ka zhvilluar hetime dhe ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk ju ka paraqitur policisë duke iu shmangur arrestimit”, thuhet në njoftim.

“Sot me datë 15.04.2019 hetuesit e stacionit policor në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit kanë planifikuar arrestimin e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij. Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit – Prokuroria themelore në Pejë, dhe më urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet më tej. /Indeksonline/