75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / KV

Arrestohet një person në Prizren, sulmoi fizikisht një tjetër pas një mosmarrëveshjeje për venparkim

Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër pas një mosmarrëveshjeje rreth vendparkimit, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:20, në rrugën “Kolonel Ahmet Krasniqi”.

“I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi që, pas një mosmarrëveshjeje rreth vendparkimit, kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/