19:36 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një prokuror në sallën e gjyqit

Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është arrestuar në sallën  e gjyqi prokurori i Gjirokastrës,Spartak Çoçoli. Arrestimi i tij është bërë pasi rezulton i përfshirë në një akt korrupsioni. 

Mësoet se ai ka qenë në përgjim prej një kohe të gjatë. Prokurori  Çoçoli po mbahet në policinë e Gjirokastrës. Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës së mitur e cila ishte rrëmbyer, por nuk ka bërë asgjë,raporton reporttv. Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore.

Vajza ishte denoncuar se e kishin rrëmbyer, mirëpo sipas pretendimit të prokurorit Çoçoli, vajza nuk ka pranuar vetë të kthehej në shtëpi. Mësohet se prej atëherë prokurori in Gjirokastrës ka qenë në përgjim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ngarkim të tij të ketë edhe çështje të tjera ku dyshohet si i përfshirë në afera korruptive.