14:08 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / kutia

Arrestohet personi që dyshohej se tentoi ta dhunoj 11 vjeçaren nga Shtimja

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme, 19 vjeçarin, I.S. nga Shtimja, nën dyshimin për veprën tentim-dhunim.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar për “Indeksonline” se i dyshuari tanimë gjendet prapa grilave.

“Po, sot pas urdhërit të prokurorisë së shtetit ka arrestuar një të dyshuar në Shtime. Ai tani është në mbajtje”, është shprehur ai, duke shtuar se Prokuroria Themelore e Ferizajt pritet që pas intervistimit të caktojë masën ndaj tij.

Ndryshe, Indeksonline ishte mediumi i parë që raportoi rreth kësaj ngjarje.

11 vjeçarja rrëmbehet në Shtime dhe çohet në mal ku tentohet të përdhunohet, i dyshuari lirohet menjëherë…