18:36 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shëtitja e dy të rinjve në Burgun e Lipjanit që u shndërrua në arratisje

Indeksonline ka raportuar sot për arratisjen e dy të miturve nga Qendra Korrektuese e Dubraves.

Lidhur me këtë arratisje janë deklaruar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Në një komunikatë për media ndër të tjerash bëhet e ditur se të miturit në fjalë janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes, transmeton Indeksonline.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është konfirmuar poashtu edhe suspendimi i dy zyrtarëve korrektues.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur 2 të mitur. Të miturit e arratisur ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese. Të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes. Me këtë rast janë suspenduar 2 Zyrtarë Korrektues”, thuhet në komunikatë.

Ndaj dy të miturve tashmë është lëshuar edhe një fletarrest dhe me rastin po merret Policia e Kosovës./Indeksonline/

Këta janë dy të rinjtë që u arratisën sot nga Burgu i Lipjanit

Dy të dënuar për vrasje ikin nga burgu i Lipjanit