18:31 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrin në Beograd trupi i pajetë i Oliver Ivanoviq

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq, është vrarë mëngjesin e djeshëm para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Sipas medieve serbe, trupi i pajetë i tij tashmë ka arritur në Beograd, ku edhe pritet që nesër të varroset, transmeton Indeksonline.

Ai u qëllua me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të trupit, plagëve të cilave nuk arriti t’i rezistojë, pavarësisht intervenimit të mjekëve.

Policia ka filluar menjëherë hetimet e gjithë rastit por që ende nuk ka ndonjë të arrestuar./Indeksonline/