12:01 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Arsenali befason me zëvendësuesin e Sanchezit, është nga Suedia (Foto)

Arsene Wenger ka gjetur zëvendësuesin e Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian është afër largimit nga “Emirates”, por që ende nuk e ka gjetur klubin e ri, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave të huaja, trajneri francez ka gjetur menjëherë pasardhësin e kilianit.

“Topçinjtë” janë në garë për ta transferuar lojtarin e Leipzigut, suedezin Emil Forsberg.

26-vjeçari u transferua te klubi gjerman në sezonin 2015/ nga skuadra e Malmos. Ai luajti afro 90 paraqitje me anën gjermane dhe shënoi 18 gola./IndeksOnline/