16:56 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

Arsenali “çmonton” West Hamin, vazhdon garën për titull të Premier League

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të thellë në ndeshjen ndaj West Ham Unitedit, e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.

Qysh në pjesën e parë u përcaktua fituesi i këtij dueli, me “Topçinjtë” që realizuan katër gola, shkruan Indeksonline

Golat për ekipin e Mikel Artetas i shënuan: Saliba, Bukayo Saka (2), Gabriel, Trossard dhe Declan Rice.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon garën për titull të Premier League me 52 pikë, dy më pak se lideri, Liverpooli (54).

Kurse Ëest Ham United ka grumbulluar vetëm 36 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të./Indeksonline/