19:22 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arsenali mbetet me “gishta n’gojë”, City fiton trofeun e parë (Video)

Manchester City është fitues i Carabao Cup (EFL) për sezonin 2017/18, shkruan indeksonline.

Skuadra e Pep Guardiolës në finale mposhti Arsenalin me rezultat të thellë 3-0.

Sergio Aguero kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 18-të.

Vincent Kompani shënoi golin e dytë për Cityn në minutën e 58-të, ndërsa në minutën e 65-të David Silva thelloi epërsinë.

Manchester City është në garë edhe për dy trofe tjerë (Champions League dhe Premierligë) ndërsa shpresa e vetme e Arsenalit është Europa Liga. /IndeksOnline/