22:55 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arsenali, Milani dhe Dortmundi sigurojnë kualifikimin (Video)

Skuadra e Arsenalit u befasua në “Emirates”, pasi u mposht 1 me 2 nga Ostersund. Por, përkundër humbjes klubi i Arsene Wenger ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Europa Ligës, fal fitores 3 me 0 në Suedi.

Golat për ekipin mysafirë i shënuan: Aiesh dhe Sema. Kurse të vetmin për anglezët e shënoi Kolasinac, shkruan IndeksOnline.

Kualifikimin për në raundin tjetër e siguroi edhe Milano, e cila mposhti 1 me 0 Ludogoretsin (3 me 0 përfundoj ndeshja e parë).

Borussia Dortmund barazoi 1 me 1, kundër Atalantas – por fal fitores 3 me 2 në Gjermani, siguroi kualifikimin për në raundin tjetër të Europa Ligës.

Golat në këtë sfidë i shënuan: Toloi (Atalanta) dhe Schmelzer (Dortmund)./IndeksOnline/