13:58 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arsenali pa 6 lojtarë kundër skuadrës së Vojvodës, për të shpëtuar sezonin

Arsenali sot e ka mundësinë e fundit që në një mënyrë të shpëtojë sezonin.

Skuadra e drejtuar nga Ljumbergu do të luajë në udhëtim te Standard Liega në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Europa Leagues.

Londinezët nuk duhet të humbasin këtë sfidë pasi që rrezikojnë të mos kualifikohen në fazën tjetër.

Arsenali në këtë lojë do të jetë pa Bellerin, Ceballosin, Holdingun, Mustafin, Pepen dhe Xhakën.

Nga ana tjetër Mergim Vojvoda pritet të jetë startues për Standard Liegen. /IndeksOnline/