22:10 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Arsenalin e zë “mallkimi” i Ozilit, mposhtet edhe nga Leicester

Leicesteri ka mposhtur Arsenalin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Premierligës.

Londinezët ishin të paaftë për të marrë pikë në një ndeshje shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit.

Golin e vetëm në sfidë e shënoi Jamie Vardy në minutën e 80-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Leicester ngjitet në pozitën e katërt me 12 pikë derisa Arsenali mbetet në pozitën e 10-të me 9 pikë. /IndeksOnline/