Arsenalin nuk e bën ”hesap” Qarabagun në Baku
Arsenali ka regjsitruar fitore të rëndësishme përballë Qarabagut në Azerbajxhan.
Në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve, skuadra e Unai Emeryt ka regjistruar fitore bindëse, 3-0.
Golat për Arsenalin i shënuan Sokratis (‘4), Smith-Rowe (’53) dhe Guendouzi (’80) për rezultatin final, 3-0, transmeton IndeksOnline.
Përndryshe, kjo është fitorja e tetë radhazi për djelmoshat e Emeryt në të gjitha garat.
Me këtë fitore, Arsenali forcon kreun e tabelës në grupin E me 6 pikë, ndërsa Qarabagu mbetet në vendin e fundit me 0 pikë.
Nga ana tjetër, Sporting CP ka regjistruar fitore me rezultat solid, 2-0 ndaj Vorsklas sonte.
Dhe kështu, portugezët janë duke e ndjekur nga afër Arsenalin në vendin e dytë me 6 pikë. Kurse, Vorskla mbetet ende pa pikë./IndeksOnline/