Arsim Abazi ndërron klub, por jo qytet – arrin marrëveshje me Ferizajn
Trajneri i njohur, Arsim Abazi pritet të emërohet trajner i Ferizajt.
Gazetari, Lorik Gashi raporton se Abazi ka arritur marrëveshje me klubin e Superligës, shkruan Indeksonline
Pas largimit të trajnerit Dede, Abazi do të marrë “timonin” e Ferizajt me objektiv mbetjen në ligë.
Kujtojmë që Abazi para disa ditësh u shkarkua nga Dinamo i Ferizajt.
Abazi e njeh mirë skuadrën, pasi vitin e kaluar ishte pjesë e Ferizajt./Indeksonline/

