16:27 / E Hënë, 19 Prill 2021 / AR

Arsyeja pse Hilary Duff, gjatë lindjes, mori në dhomë djalin 9-vjeçar

Hilary Duff donte që djali i saj 9-vjeçar, Luca, të ishte dëshmitar i mrekullisë së jetës dhe për këtë arsye, e mori me vete në dhomën ku erdhi në jetë vajza e saj Mae muajin e kaluar.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse dua që të jem e hapur dhe e sinqertë me të përsa i përket faktit se sa të forta janë gratë dhe se si duket lindja e fëmijës,” u shpreh Hilary për podcastin “Informed Pregnancy”. “Ai di gjithçka për të gjitha periudhat dhe është e rëndësishme për mua që ta normalizoj si bisedë me të, për të gjitha gratë që do të jenë pjesë e jetës së tij.”

Kështu Luca, djali i saj me ish-bashkëshortin Mike Comrie, përfundoi në dhomën ku Hilary solli në jetë vogëlushen Mae në një vaskë me ujë. Përveç tij (dhe sigurisht një ekipi mjekësor) ishte i pranishëm partneri i Duff, kantautori Matthew Koma. Ajo dhe Matthew janë prindër edhe të një tjetër vajze, Banks Violet, 2 vjeçe, e cila nuk ishte e pranishme gjatë procesit të lindjes, por iu bashkua më vonë familjes.

Arsyeja pse Hilary Duff, gjatë lindjes, mori në dhomë djalin

Në disa vende, 20% e lindjeve bëhen në shtëpi, edhe pse pjesa më e madhe e mjekëve besojnë se spitalet dhe maternitetet janë vendet më të sigurta për lindjet e fëmijëve. Megjithatë, studimet kanë treguar se dhe lindjet në shtëpi mund të kenë përfitimet e tyre.