23:44 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Arsyetohet trajneri i Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është arsyetuar pas humbjes befasuese nga Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai ka thënë se skuadra italiane nuk i ka lejuar që të bëjnë lojën e tyre duke bërë presion të madh.

“Ata luajtën me presion të madh që nga minuta e parë deri në të fundit. Ne nuk arritëm asnjëherë të dalim në lojën tonë”, deklaroi Valverde.

“Nuk arritëm të shmangim presionin e tyre dhe u eliminuam. Është e dhimbshme”, shtoi ai.

Roma fitoi 3-0 në këtë ndeshje edhe pse në ndeshjen e parë kishte humbur 4-1. /IndeksOnline/

Temat: