08:42 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / OSH

Arteta e fton një rumun në skuadrën e parë, quhet si Ozil i ri

Fitorja e fundit e Arsenalit është harruar. Mikel Arteta po shihet si fajtori kryesor për formën katastrofale të topçinjëve. Yjet e skuadrës po kalojnë në formë tejet të dobët, dhe për këtë Arteta po sheh alternativa të ndryshme.

Rumuni i talentuar, Catalin Cirjan është ftuar në skuadrën e parë të Arsenalit. 18 vjeçari po stërvitet me skuadrën e parë dhe do të jetë në listën e Artetas. Cirjan vlerësohet si Ozil i ri te Arsenali.

Trajneri i akademisë së Arsenalit, Mertesacker ia ka propozuar Artetas rumunin Cirjan për ta inkuadruar në skuadrën e parë, madje i ka thënë se meriton minutazhë./Indeksonline/