17:40 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Arteta: Ishim më të mirët, nuk e merituam humbjen

Mikel Arteta ka reaguar pas humbjes së Arsenalit ndaj Aston Villas me rezultat minimal 1 me 0.

Trajneri spanjoll pas ndeshjes tha se klubi i tij nuk e meritoi sot humbjen, shkruan IndeksOnline.

Arteta tha se Arsenali ishte më e mirë në fushë, dhe bëri një paraqitje më të fortë.

“Me të vërtetë një paraqitje e fortë. Ne dominuam tërë lojën, dominuam në secilën pjesë të fushës. Nuk e merituam humbjen, duhej të fitonim”, ka thënë Arteta.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Watkin në minutë ne 2’të të ndeshjes./IndeksOnline/