Arteta uron PSG-në: Ata janë ekipi më i mirë në botë
Finalja e sotme ishte një për t’u harruar për Mikel Artetën.
Ndonëse e mbylli me një trofe, atë të Premierligës e njëjta gjë nuk mund të thuhet për në Champions League pasi që u mposhtën nga kampionët në fuqi, PSG.
Pas kësaj ndeshje, Arteta uroi PSG-në dhe bashkëkombasin e tij, Luis Enriquen rreth fitores së sotme.
“Urime PSG-së dhe Luis Enriques. Ata janë ekipi më i mirë në botë”, u shpreh Arteta.
Ndeshja ishte mbyllur 1-1 në kohë të rregullt, por ishte huqja e penalltisë nga Gabriel Magalhaes ajo që i dha “Parizienëve”, titullin e kampionit të Evropës./IndeksOnline/

