Artiola Toska në Kosovë, zëri i ëmbël i këngës shqipe (Foto)
Artiola Toska është këngëtarja e njohur e muzikës popullore e cila është shumë e famshme në Shqipëri dhe madje shumë e kërkuar.
Ajo qëndron në listën e këngëtareve më të pëlqyera sidomos për ahengjet familjare ku familjet shqiptare ndihen të nderuara që ta kenë atë pjesë të gëzimeve të tyre.
Artiola, karrierën e saj e ka filluar në moshë të re kurse ende po arrin që me shumë sukses të argëtoj publikun e saj me projekte të reja.
Pas suksesit të madh të bashkëpunimit me Brunon, “Mirëmëngjes dashni”, Artiola ka sjellë edhe projektin e ri para pak muajsh që titullohet “NE” e që po ashtu është pëlqyer shumë nga publiku.
Kurse, sipas burimeve të “Indeksonline” Artiola aktualisht është në Kosovë për disa angazhime të saj profesionale./Indeksonline/