‘Digjem’ bashkëpunimi i ri Artiola Toskës me Brunon
Artiola Toska dhe Bruno sërish kanë bashkuar forcat për të qenë pjesë e garës në festivalin ‘Kënga Magjike’.
Pas suksesit të këngës ‘Mirëmëngjes Dashni’, dyshja sot u paraqitën me bashkëpunimin ‘Digjem’, një këngë me tekst e ritme dashurie, përcjellë Indeksonline.
Padyshim që përveç këngës, u komentua mjaftë shumë edhe paraqitja e Brunos, e cila i shkonte tej mase festivalit dhe ritmeve, një veshje unike e dizajnuar nga duart e arta të kreatores kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova./Indeksonline/