“AS”: Barça afër transferimit të De Jong
FC Barcelona është e vendosur të transferoj yllin e ri të Axaj, Frenkie de Jong.
Sipas gazetës “AS” , javën e ardhshme, mes të hënës dhe të mërkurës, do të ketë një takim midis krerëve të Barcelonës dhe përfaqësuesve të talentit holandez.
21-vjecari luan si mesfushor qendror dhe defansiv, por gjithashtu përshtatet edhe si mbrojtës qendror.
Sipas informacioneve të “AS” , menaxheri i përgjithshëm sportiv i Barcelonës, Pep Segura, vlerëson shumë lojtarin dhe konsideron se është një përforcim i nevojshëm për skuadrën e Valverdes.
De Jong erdhi në Ajax dy vite më parë. Këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje ( 1 gol, 9 asistime ) me ekipin e parë.
Cmimi i transferimit të talentit holandez mund të përfshijë një shumë rreth 30-35 milionë euro. /IndeksOnline/