Ndeshja e ardhshme e Semedos do t’i kushtojë Barçes 5 milionë euro
Nelson Semedo ka të ngjarë të luajë ndeshjen e tij të 50-të për Barcelonën kundër Villarealit të dielën, ndeshje kjo që mund të gjej xhepin e Benficës me 5 milionë euro shtesë.
Sipas shtypit portugez, në kontratën e nënshkruar mes Barcelona-s dhe Benfica-s ka një klauzolë që thotë se klubi portugez do ta përfitojë këtë shumë për çdo 50 ndeshje të luajtura nga lojtari me spanjollët.
Kjo shumë mund të rritet në varësi të arritjes së objektivave të klubit dhe paraqitjes së lojtari. Semedo ka luajtur 49 ndeshje deri tani dhe këtë të diel pritet të vijë edhe e 50-a. /IndeksOnline