08:25 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

As Sanchez, e as Lingard: Formacioni i mundshëm i Man Unitedit përballë Valencias

Me gjasë sfida më interesante e ditës së sotme në Champions League është mes Manchester Unitedit dhe Valencias.

Derisa lojtarët e Jose Mourinho janë duke vuajtur në Premier League, kampanja e re në Evropë filloi me një fitore të madhe.

Në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve, Man Unitedi regjistroi fitore, 3-0 ndaj Young Boys në Zvicër.

Sot, Manchester Unitedi është nikoqir i Valencias në ”Old Trafford”, transmeton IndeksOnline.

Por, a do të arrijnë që ”Djajtë e Kuq” t’i bëjnë dy fitore rresht në Champions League. Në mëngjesin e sotëm, The Times ka parashikuar formacionin e mundshëm të skuadrës angleze.

Fundjavën e kaluar, Man Unitedi humbi 1-3 nga West Hami si mysafir. Mourinho bëri disa ndryshime për këtë ndeshje, duke mos ftuar Alexis Sanchez dhe Jesse Lingard.

The Times parashikon se Sanchez (i cili është përfituesi më i madh financiar në Premier League) dhe Lingard do të mungojnë sërish për Man Unitedin.

A do të jenë ata në bankën rezervë? Kjo nuk është bërë ende e ditur.

Çfarë për Paul Pogban? Pavarsisht problemeve mes tij dhe Jose Mourinhos, francezi pritet të startojë në ndeshjen e sontme.

Ndërsa, Marcus Rashford, i cili shënoi kundër West Hamit, mund të startojë nga minuta e parë në sulm. Ndërsa, Anthony Martial nuk pritet as sonte të luajë.

Nga ana tjetër, Eric Bailly nuk pritet të ftohet, derisa Juan Mata pritet që të fillojë ndaj ish-skuadrës së tij./IndeksOnline/