17:09 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Asfalti po shkrihet si çokollata në Australi

Gjersa në disa shtete të Amerikës janë parë makinat e ngrira nga akulli, si shkak i një stuhie të fuqishme dëbore, në Australi po ndodhë e kundërta.

Boston, Masachusetts – makinat e ngrira nga temperaturat ekstreme

 


Në një nga rrugët më të gjata të Australisë, Hume Freeway që lidhë Melbournen me Sydneyn, asfalti ka filluar të shkrihet si rezultat i temperaturave të larta.

Trafiku po zvarritet në autostradën Hume pranë Bradford sepse asfalti po shkrihet, raporton NPR.

Policia ka paralajmëruar shoferët për vonesën që do kenë, duke iu thënë poashtu të shmangin korsinë e djathtë të Hume Freeway, pasi ka një shteg prej 10 km që shkrihet.

“Asfalti është si çokolata – shkrihet dhe zbutet kur është nxehtë, dhe bëhet e vështirë dhe e brishtë kur është ftohtë – nuk mban të njejtën forcë gjatë gjith vitit” , tha një ekspert në trajtimet sipërfaqësore të rrugës. /IndeksOnline/