11:04 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Aston Martin, rekord shitjesh në vitin 2017

Ndërsa shumica e kompanive kishin një vit të keq sa i përket shitjeve, Aston Martin ka pasur rritje në një vit rekord shitjesh në 2017 falë modelit të ri DB11. Dhe është vetëm fillimi.

Sipas Aston Martin, shitjet e përgjithshme u rritën 58% , duke shitur 5,117 makina në vitin 2017. Hera e parë që shitën më shumë se 5,000 makina që nga viti 2008.

Kompania tregon se kjo rritje më së shumti është në sajë të kërkesës për modelin DB11 të ri. Ka pasur gjithashtu ndihmë edhe nga modelet speciale si Vanquish Zagato dhe Vantage GT8.

Fitimet e kompanisë për vitin 2017 llogariten 180 milionë funte apo rreth 243 milionë dollarë. Raporti i plotë i të ardhurave do të publikohet në mars. /IndeksOnline/