15:29 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Ata që refuzuan Kosovën të marrin mësim nga ylli i Manchester United

Scott McTominay ka zgjedhur të luajë për Skocinë para Anglisë, edhe pse ishte i ftuar nga treluanët, shkruan indeksonline.

McTominay kishte të drejtë zgjedhje për të dyja kombëtaret, pasi ka lindur në Lancashire, megjithatë thotë se do të luajë për Skocinë në vend të vendit të lindjes së tij.

Analistët e kanë kritikuar këtë vendim, duke sugjeruar se McTominay do të preferonte të shkonte me pushime gjatë verës sesa të luante në turnetë e mëdha si Kampionati Botëror dhe ai Evropian. /IndeksOnline/