23:03 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Atalanta eliminon Fiorentinën, derbi shqiptarësh në finalen e Kupës së Italisë

Atalanta ka mposhtur 2-1 Fiorentinën në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, duke prekur finalen për herë të 4-t në histori.

Atalanta do të takohet në gjysmëfinale ndaj Lazios në Olimpico, ku do të tentojë të fitojë për herë të dytë trofeun.

Kjo finale do të jetë edhe një derbi shqiptarësh pasi Strakosha do të vendoset përballë Gjimshitit dhe Berishës.

Për t’u kthyer te sfida, barazimi 3-3 në ndeshjen e parë nuk kishte demoralizuar aspak, Fiorentinën që e nisi ndeshjen menjëherë me gol me Luis Muriel që mposhti Gollinin pas asistit të Chiesës. Por nuk vonoi shumë dhe gjyqtari Calverese akordoi një 11-metërsh me Ilicic që mposhti Lafont për të rikthyer baraspeshën.

Në pjesën e dytë në minutën e 69-të argjentinasi Papu Gomez realizoi edhe golin e fitores dhe atë që vulosi kualifikimin e skuadrës së Gasperinit i shërbyer nga Ilicic.

Në fund festa ishte e gjitha për Atalantën dhe tifozët zikaltër të cilët po i gëzohen formës fantastike që po shfaqin Duvan Zapata me shokë në këtë sezon. Fiorentina e Montellës në krahun tjetër humbi edhe mundësinë e vetme që kishte për të luajtur në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/