22:59 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Athletic Bilbao i rikthehet fitoreve, mposht me lehtësi Almerian

Athletic Bilbao i është rikthyer fitoreve në La Liga.

Në “Estadio San Mamés’, Bilbao mposhti skuadrën e Almerias me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Golashenues ishin Gorka Guruzeta në minutën e 10-të, Dani Garcia 63′ dhe Oihan Sancet 81′.

Me këtë fitore, Bilbao ngritet në vendin e katërt në tabelë me 17 pikë, ndërsa Almeria renditet e fundit me 3 pikë./IndeksOnline/