16:19 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

ATK mbyllë 32 lokale të lojërave të fatit, gjobat kapin vlerën e 124 mijë eurove

Monitorimi i subjekteve që merren me veprimtarin e lojërave të fatit është në kompetencën e Administratës Tatimore të Kosovës, ka deklaruar zëdhënsja e këtij institucioni, Valentinta Bytyqi Sefa.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook tregon se gjatë vitit 2017 nga Divizioni i Lojërave të Fatit janë zhvilluar 1,540 aksione, shkruan Indeksonline.

“ Si rezultat i të cilave janë mbyllur 214 subjekte të cilat kanë ushtruar jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, po ashtu janë anuluar 179 licenca dhe janë lëshuar gjoba në vlere 1.3 milion euro”, është shprehur ajo.

Ndërsa, viti  2018 sipas ATK-së,  ka nisur me aktivitet të cilat po ashtu dalin nga plani strategjik, ku deri me tani-për këta dy muaj janë mbyllur 32 subjekte (bastore dhe aktivitete të ngjashme), si dhe janë lëshuar gjoba në vlerë 124 mijë euro.

“Të gjitha aksionet janë udhëhequr nga Administrata Tatimore, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800”, ka përfunduar Bytyqi-Sefa./Indeksonline/