22:44 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Atletico dhe Roma “fyt për fyt” për vendin e dytë (Video)

Atletico Madrid ka mposhtur Romën me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për madrilenët i shënoi Antonie Griezman në minutën e 69-të me një gjuajtje të bukur dhe Kevin Gameiro në minutën e 85-të.

Pas kësaj fitoreje, lufta për vendin e dytë është e jashtëzakonshme, pasi Chelsea ka 10 pikë në vendin e parëm Roma me tetë pikë në vendin e dytë dhe Atletico Madrid në vendin e tretë me gjashtë pikë. /IndeksOnline/