22:57 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Atletico e lë pa titull Wengerin dhe Arsenalin, siguron finalen e madhe në Europa Ligë  (Video)

Skuadra e Atletico Madrid ka siguruar finalen e Europa Ligës.

Klubi nga Madridi mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Arsenalit në stadiumin “Wanda Metropolitano”, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi spanjoll, Diego Costa.

Ndeshja e parë në “Emirates” mes dy skuadrave kishte përfunduar me barazim 1 me 1.

Kujtojmë se Atletico është klubi i dytë nga Madridi që ka siguruar finalen në garat europiane, i pari ishte Real Madridi që është finalist i Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/