18:50 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Atletico fiton edhe ndeshjen e dytë, Torres shënon dy gola (Video)

Atletico Madrid është skuadra e parë që ka siguruar çerekfinalen në Europë Ligë.

Klubi spanjoll fitoi edhe ndeshjen e dytë kundër Lokomotivës së Moskës me rezultat 5-1, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë takim për ekipin e Diego Simeones i shënoi: Correa, Niguez, Griezmann dhe Torres (2). Të vetmin për vendasit e shënoi Rybus.

Ndeshja e parë në stadiumin e klubit madrilen kishte përfunduar me rezultat 3-0 (rezultati i përgjithshëm në dy ndeshjet, 8-1)./IndeksOnline/